Zaev: Do ta konfiskojmë pasurinë e vjedhur dhe do ia kthejmë qytetarëve

“Në Maqedoni pas 12 dhjetorit nuk do të ketë federalizim dhe kantonizim, por konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme”, ka thënë mbrëmë lideri i LSDM-së dhe koalicionit Zoran Zaev në tubimin në Delçevë.

“Nëse Gruevski shpenzoi 70 milionë euro për përmendore dhe shatërvanë edhe unë do të shpenzoj 700 milionë euro, por për vende të reja pune.

Të gjitha resurset në vend do të orientohen drejt hapjes së vendeve të reja të punës. Paga mesatare do të jetë 30 mijë denarë, familjet me dy të punësuar do të kenë 6 mijë denarë.

Të respektuar punonjës të tekstilit dua tu premtoj se askush më nuk do t’ua vlerësojë më pak punën. Paga minimale do të jetë e njëjtë për të gjithë të punësuarit dhe ajo të arrijë deri në 16 mijë denarë”, ka thënë Zaev.

Koalicioni i LSDM-së pasdite mbajti tubim edhe në Makedonska Kamenicë, ku Zaev, ndër të tjera u fokusua edhe në themelin kryesor të Planit të LSDM-së – rininë, ndërsa minatorëve i premtoi se do t’i kthejë ligjin për pensionimin e minatorëve. /albeu.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme