Ish kryeministri Zoran Zaev po merr pjesë në Forumin Diplomatik në Antalia të Turqisë. Zaev në rrjetet sociale ka shpërndarë fotografi nga takimet që ka realizuar në kuadër të këtij Forumi, ndërsa shihet se ka qenë i shoqëruar nga ish ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Zaev në kuadër të Forumit ka takuar të ngarkuarin i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kryeministrin bullgar Kiril Petkov, zv/kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe përfaqësues tjerë diplomatik.






