Zaev: Kushtetuta në Maqedoni nuk do të ndryshohet

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev pas takimit me Ali Ahmetin para gazetarëve tha se pas këtij takimi pret nënshkrimet nga BDI-ja që të mund të marrë mandatin nga presidenti i shtetit.

Zoran Zaev deklaroi se janë përafruar qëndrimet mes partisë së tij dhe BDI-së edhe pse në shumë çështje sipas tij, kanë qëndrim të përbashkët si PSP-ja, barazia ekonomike dhe të tjera.

I pyetur se a do të sjell ligje për ndryshimin e Kushtetutës pas marrjes së nënshkrimeve nga partitë shqiptare ai tha se Kushtetuta e Maqedonisë nuk do të ndryshohet.

“Edhe BDI edhe Ali Ahmeti po pajtohen për ndryshime që janë në kuadër të ligjeve dhe Kushtetutës, pres që të gjejnë ekspertë dhe të konsultohen për ndryshimet”, deklaroi mes tjerash Zaev.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme