Zaev: Ligji për shtetësi me yll evropian kaloi në Qeveri, këto ditë dorëzohet në Kuvend

Pas mbledhjes së sotme të Qeverisë, kryeministri Zoran Zaev ka bërë të ditur se Ligji për Shtetësi ka marrë miratimin e Ekzekutivit dhe do të propozohet në Kuvend me yll evropian, shkruan gazeta LAJM. Ai akuzoi partinë minore “E majta” se po e bllokon Ligjin për Shtetësi për të krijuar tensione ndëretnike.

“Sot ka kaluar në qeveri Ligji për shtetësi. Ai do të jetë me yll evropian sepse është në përputhje me Rezolutat për shtetësi të miratuara nga Bashkimi Evropian. Ju e dini që jemi pajtuar për këtë pushteti dhe opozita, por ligji është bllokuar në Kuvend nga ana e një partie të vogël “E majta” , e cila pa ndonjë gjë të arsyeshme e bën një gjë të tillë. Sipas meje qëllimi është që të krijojë probleme ndëretnike dhe mosdurim. Ligji është inicuar nga ASH-AAA, por jemi marrë vesh që qeveria ta propozojë në Kuvend me yll evropian sepse një gjë të tillë mund ta bëjë vetëm qeveria dhe shërbimet brenda disa ditëve do ta dorëzojnë në Kuvend”, tha kryeministri Zoran Zaev./Gazeta LAJM

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme