Që nga pluralizmi politik në Maqedoni shumë të ralla kan qenë rastet kur liderët e partive politike maqedone kanë vizituar selitë e partive politike shqiptare.
I vetmi politikan që ka vizituar selitë e partive politike shqiptare është kreu i tanishëm i LSDM-së Zoran Zaev, raporton portali “tetova1”.
Zaev mbrëmë ishte për herë të dytë në selinë e BDI-së në Reçic të Vogël. Vizita e tij e parë ka qenë me 03 gusht 2013.
Kreu i LSDM-së Zaev me 06 janar të këtij viti ishte edhe për vizitë në selinë e Lëvizjes Besa.
Kurse kreu i BDI-së Ali Ahmeti nuk e ka pasur problem të shkojë në selitë e partive politike maqedone. Herën e fundit Ali Ahmeti ishte në selinë e LSDM-së me 19 janarë të këtij viti. Një ditë më herët 18.01 Ahmeti ishte për vizitë në selinë e VMRO-së. Por derisa Ahmeti ka qenë disa herë në selinë e VMRO-së, Gruevski asnjëher deri më tash nuk ka qenë në selinë e BDI-së. /tetova1/