Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nesër do të shkojnë në vizitë zyrtare në Serbi. Ata të enjten në Novi Sad do të takohen me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.
Siç bëhet e ditur, ky takim i tre miqve tëvjetër ka të bëjë edhe me idenë për themelimin e ‘shengenit’ ballkanik, e që disa e paragjykuan si ringjallje të Fedeatës Jugosllave, ku tani do përfshihej edhe Shqipëria?!
Takimi trilateral do të fillojë nesër në ora 9:00 dhe pas mbarimit të tij udhëheqësit e tre vendeve do t’ju drejtohen mediave.