Kriza politike në Maqedoni duket se e ka stresuar më shumë se që duhet udhëheqësin e LSDM’së, Zoran Zaev. Ai është kapur nga objektivi i kamerës në shoqëri të shefit të shërbimeve sekrete Verushevski teksa konsumojnë verë në një lokal në Strumicë duke tymosur duhan në ambiente të mbyllura që është e ndaluar me ligj në Maqedoni, njofton Sakte.net
Për një politikan i cili synon të jetë kryeministër i ardhshëm i Maqedonisë, shkelja e ligjit ende pa hyrë në pushtet në prani të udhëheqësve të shërbimeve secrete lë të nënkuptojë se, megjithatë, shkelja e ligjit nuk paraqet ndonjë problem të madh edhe për këtë udhëheqës maqedonas./Sakte.net