“Apeloj dhe kërkoj nga pushteti parlamentar, ai ekzekutiv, por edhe nga ai lokal, të korrigjohemi sepse unë nuk dua që të jemi të njejtë si ata të mëparshmit”. Kështu shprehet kryeministri i vendit Zoran Zaev sa i takon çështjes së nepotizmit, për të cilën në opinion ditëve të fundit ka pasur reagime të shumta. Ai siguroi se do të ndërmarrin masa të caktuara, disa siç njoftoi veçmë i kanë marrë. Në këtë drejtim, ai tha se kanë kërkuar mbështetje nga organizata qytetare, që ti dalin Qeverisë në ndihmë, në krijimin e një sistemi të vlerave. Por, Zaev arsyetoi deri në një pikë këto punësime, duke thënë se të rinjtë, familjarët e të cilëve kanë ndonjë pozicion në pushtet, nuk mund të rrijnë të papunësuar.
Zoran Zaev, kryeministër
“I përshëndes shembujt pozitiv të tërheqjes, të antëarëve të caktuar të familjarëve, por duhet të bëjmë një kufi të qartë. T’i shohim qytetarët si qytetarë, të barabartë në konkurimin e tyre. Kur ndodhin gjëra të tilla, ne nuk mundemi ti kufizojmë të rinjtë që janë pjesë e partisë ose nuk janë pjesë e partisë, ata janë qytetarë të barabartë edhe nëse prindët e tyre janë në ndonjë vend të punës ose nuk janë. Duhet jo vetëm ligjin, por edhe pjesën etike, ta kemi parasysh”.
I pyetur se përse po vazhdon avazi i punësimeve në baza partiake sikur në qeverisjen e kaluar, Zaev u arsyetua me faktin se përshkak të emigrimit ka shumë kuadro deficiatare dhe të njetat kuadro duhet të plotësohen.
Zoran Zaev, kryeministër
“Është e vërtetë se ka përfaqësues të partive në punësime. Por, pjesa më e madhe janë njerëz të cilët zgjidhen përmes konkurseve, qytetarë të Maqedonisë. Unë, përveç kryeministër jam edhe kryetar i një partie politike e cila është në pushtet. Për fat të keq, përshkak të emigrimti të madh dhe lëshimit të vendeve të punës, kemi kuadro deficitare në shumë fusha. Diku nuk mund të gjejmë”.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi gjatë një prononcimi për media tha se nuk ndjen përgjegjësi morale dhe nuk do t’i kërkojë motrës së tij të largohet nga posti në MEPSO. Ai shprehi garancën e tij se nuk ka ndikuar në punësimin e asnjë anëtari të familjes së tij. Ndërkaq, Zaev i pyetur se përse ministri Bekteshi nuk i bindet këkesës së tij, për tërheqejn e familjarit të tij nga ai post, kryeministri u shpreh se ai apelin e ka bërë ndaj gjithë funksionarëve dhe e njejta vlen edhe për ministrin Bekteshi. Emine Ismaili /SHENJA/