Zaev tradhton shqiptarët: Shqipja s’mund të jetë gjuhë zyrtare

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev mbajti sot një konferencë për media, ku u fokusua te kriza politike dhe koalicioni qeverisës, tema që shqetëson më së shumti opinionin e brendshëm.

Ai e bëri të qartë se në Maqedoni nuk do të ketë gjuhë të dytë zyrtare dhe as që në banknotat nuk do të jenë edhe në gjuhën shqipe, e as që uniformat do të jenë në dygjuhësi.

Pyetjes së gazetarit rreth dygjuhësisë iu përgjigj se ekspertët kushtetues kanë vlerësuar se bankënotat përdoren në tërë Maqedoninë, prandaj figurimi i një gjuhe tjetër në to do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën.

Të njëjtën gjë Zaev tha se e kanë konstatuar ekspertët edhe lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe në uniforma.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme