“Vendosja e besimit mes qeverive, qytetarëve dhe organizatave të llojeve të ndryshme është kyçe për vendosjen e transparencës dhe demokracisë”, porositi mes tjerash kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në fjalimin e tij në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Zaevi tha se Maqedonia në vitin 2011 është bërë anëtarja e 35-të e Partneritetit për qeveri të hapur dhe njoftoi se deri tani kanë bërë tre plane aksionare.
E derisa Zaev ndodhet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, rivali i tij politik, Nikola Gruevski është në hallin e pasaportës.
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski dhe kushëriri i tij Sasho Mijallkov kanë kërkuar nga Gjykata Penale në Shkup t’ua kthejë pasaportat. Pas dy muajve pasi gjykata vendosi t’ua merr pasaportat, si të akuzuar në lëndët e PSP-së, ata kanë kërkuar dokumentet e udhëtimit./Sakte.net