Zaevi pret vota pro BE-së dhe NATO-së

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka votuar në vendvotimin me numër 1730 në SHF “Nikolla Vapqarov” në Strumicë.

Ai në votim ka qenë i shoqëruar me bashkëshorten Zorica dhe djalin Dushko.

Menjëherë pas votimit, Zaev ka thënë se dita e sotme është e bukur dhe festë e re për Republikën e Maqedonisë.

Duke shtuar se qytetarët dalin dhe votojnë për të ardhmen e vendit dhe me vendimin e bëjnë të njëjtën si në të kaluarën, në gjitha momentet kryesore për Republikën e Maqedonisë, duke sjellë vendime serioze dhe të rëndësishme të cilët e trasojnë rrugën e vendit për të ardhmen edhe gjeneratave të ardhshme të cilët vijnë.

“Sot është festë e vërtetë. Unë pres përmes votës masive, me jehonën e madhe edhe një herë të vërtetohet uniteti multietnik i qytetarëve tanë dhe uniteti politik i qytetarëve e cilësdo parti politike apo përcaktimi politik. Pres Kuvendi ta ndjek vendimin e shumicës së qytetarëve e cila sot do të jetë kahe e qartë se në ç’ drejtim duhet të lëviz vendi. Pres pas këtyre vendimeve Maqedonia përfundimisht të arrijë qëllimet e saja strategjike të jetë anëtare e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë NATO dhe të jetë anëtare e Unionit më të fuqishëm ekonomik në botë BE”, ka deklaruar Zaev para gazetarëve të shumtë vendor dhe të huaj të cilët e kanë ndjekur votimin e tij në referendum në Strumicë, transmeton KP.

Në pyetjen e gazetarëve se sa kryeministri është i bindur se do të ketë vota ‘Për”, Zaev tha se pret shumicë, shumicë të madhe të qytetarëve që të jenë “Për”.

“Unë besoj se shumicë, shumicë e madhe e qytetarëve do të jetë ‘PËR’, pasi më shumë se 80 për qind e qytetarëve tanë janë për BE dhe NATO. Unë besoj se ajo shumicë e madhe, si në çdo demokraci, do të jetë udhërrëfyes preciz për qytetarët, për ne politikanët dhe Kuvendin që të ndjekin dëshirat e qytetarëve, ndërsa në fund Kuvendi ta votojë atë dëshirë, pasi aty vërtetohet e ardhmja jonë”, ka thënë Zaev.
Në pyetjen se çka i ka rekomanduar djalit të tij Dushko, kryeministri i RM-së ka thënë se bashkë ka ardhur me djalin dhe duke votuar bashkë janë përcaktuar për të ardhmen e vendit.

“Ka ardhur edhe ai me mua të sheh se si ne prindërit sjellim vendime të guximshme dhe serioze të përcaktojmë të ardhmen e tyre, të fëmijëve tanë, të gjeneratave që vijnë pas nesh. Unë jam i lumtur që sot djali im e ndan këtë mundësi historike me mua si prind, por edhe si qytetar i këtij vendi, që t’u sigurojmë atyre, fëmijëve të ardhme më të mirë”, ka thënë Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas votimit në vendlindjen e tij në Strumicë.

Referendumi i sotëm në Maqedoni mbahet në lidhje me marrëveshjen historike të arritur mes këtij shtetit dhe Greqisë sa i përket emrit zyrtar të Maqedonisë.

Votimi do të zgjas deri në orën 19:00 sot.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme