Haradinaj: Kemi bekimin e SHBA-së për Ushtrinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas një vizite disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregoi për takimet që ka zhvilluar atje.

Haradinaj tha se ka diskutuar për anëtarësimin në INTERPOL, zhvillimet bilaterale me SHBA-në, sigurinë e dialogun.

“Takime kemi pasur shumë edhe me senatorë, kongresmenë. Mund të veçoj takimin në West Point dhe takimin në Pentagon nga Sekretari i Mbrojtjes James Mattis. E kam siguruar gjeneralin që gjendja në Kosovë është stabile dhe e informova për transformimin e FSK-së në ushtri. Për dialog e kam informuar që marrëveshje Kosovë-Serbi duhet të arrihet por jo me lëvizje të kufijve. Kosova e ka bekimin për Ushtrinë e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme