Zafir Berisha: Agjent i kujt ishte Hashim Thaçi?

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se nuk është fort e qartë nëse Hashim Thaçi, tani President i Kosovës, ishte agjent i ndonjë shteti të huaj, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Thaçi asnjëherë nuk është distancuar nga fjalët se ai ishte agjent i francezëve”, ka deklaruar Berisha.

Madje ai ka thënë se “po të ishte vetëm i francezëve, mirë do të ishte”.

“More nëse ka qenë veç i francezëve, mirë shumë, po…”, ka komentuar Berisha, njofton Klan Kosova.

Më pas deputeti i Nismës ka folur edhe për ata që, sipas tij, kanë ndihmuar regjimin serb në të kaluarën e tani janë pjesë e institucioneve të shtetit të Kosovës.

“Një pjesë e atyre që janë kanë pjesë e regjimit fashistë sot jana pjesë e institucioneve. Regjimit serb i ka ndihmuar edhe dikush nga shqiptarët. Emra nuk jap sepse nuk e luaj rrolin e prokurorit”, ka thënë Berisha.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme