Arbër Zaimi
Kryeministri maqedonas Z. Zaev ka deklaruar se ngjarjen në Kumanovë e paska organizuar Gruevski me shërbimet e veta.
Në këtë rast, pjesëmarrësit në atë ngjarje, disa prej të cilëve janë vrarë e disa të tjerë janë dënuar me qindra vite burg, janë viktima të këtij kurthi prej qeverive e shërbimeve. Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës duhet të kontaktojnë me Zaevin për një gjykim më të drejtë të luftëtarëve shqiptarë, meqenëse kurthin e paska ngritur Gruevski.
Por këtë kurth Gruevski nuk ka mundur ta ndërtojë vetëm me shërbimet maqedonase, duhet hetuar veprimtaria e dyshimtë e disa personave të lidhur me SHIK-un dhe me pushtetin në Kosovë, të cilët i kanë lehtësuar në ndërtimin e kurthit, madje e kanë nxitur rënien në kurth të pjesëmarrësve në ngjarjen e Kumanovës.
Gruevski i ka bashkëfajtorët e vet në Kosovë.