Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka thënë se planifikon që t’i përzgjedhë përfaqësuesit e mediave të cilët do të kenë qasje në dhomën e konferencës për media, por nuk do zhvendosë sallën e konferencës nga Shtëpia e Bardhë.
Në një intervistë me “Fox News”, të transmetuar sot, Trump po ashtu ka thënë se do të vazhdojë të shkruajë statuse në rrjetin social “Twitter”, edhe pasi që ta ketë marrë detyrën e presidentit këtë të premte, transmeton Express.
“Shikoni, nuk më pëlqen të shkruaj statuse në ‘Twitter’. Kam gjerat të tjera të cilat mund t’i bëj. Por, mediat janë shumë të pasinqerta, shumë të pasinqerta. Dhe kjo është mënyra e vetme që mund të kundërveproj,” ka thënë presidenti i zgjedhur republikan./Express/