Zanfina Ismaili ironizon me reduktimet, thotë se do të shpërngulet në Shqipëri

Kosova këto ditë po përballet me reduktime të mëdha të energjisë elektrike.

Kriza e energjisë ka bërë që në shumë vendbanime të Kosovës reduktime pa energji elektrike të shkojnë edhe deri në tri orë, nga dy sa kanë qenë deri më tash.

E sigurisht që një situatë e tillë ka shqetësuar çdo kënd, përfshirë këto bizneset apo edhe qytetarët e thjeshtë.

Këngëtarja Zanfina Ismaili e cila dikur numëronte një arg hitesh në estradë, zgjodhi rrjetin social Instagram për të bërë ioni me këtë situatë.

Ajo publikoi një pamje të pasaportës së saj shqiptare, me të cilën duket se është pajisur së fundmi.

Me ironi, interpretuesja e hitit “As i fundit, as i pari”, shkroi se po e mendon zhvendosjen në shtetin amë – kjo ngase atje të paktën nuk ka mungesë elektriciteti.

“Pasi e kam këtë pasaportë, me u zhvendos disa muaj në Shqipëri, së paku atje nuk ndalet rryma çdo tri orë”, ka shkruar Ismaili në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë kështu njëherësh të ditur se zotëron nështetësi shqiptare.

Zanfina përndryshe ka tash e sa kohë që është larguar nga muzika dhe aktualisht punon në një emision, në një nga radiot e Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme