Dita e gjashtë e bllokimit të News24 ka sjellë një tjetër moment tensioni, pasi Policia Ushtarake ka mbyllur me forcë derën e godinës që përdoret nga Panorama Group, duke penguar gazetarët dhe punonjësit e medias që kërkonin të ktheheshin në vendin e punës.
Gjatë një tentative për t’u rikthyer në godinën që i takon Panorama Group, gazetarët dhe puëntorët e medias janë përballur me forcën e Policisë Ushtarake.
Një efektiv shfaqet në video duke tërhequr derën me forcë dhe njëherazi duke injoruar thirrjet e gazetarëve që shprehen se kanë kontratë, por edhe një vendim nga gjykata që i lejon të kthehen në vendin e punës.
https://www.panorama.com.al/tv/live_youtube.php



