Zbardhen detaje nga incidenti në Rinas: Avioni me pasagjerë zviceranë pësoi avari në sistemin e rrotave

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka dalë me një njoftim lidhur me një incident të ndodhur sot në pistë.

Mësohet se një avion i vogël që kishte 4 persona në bord, shtetas zviceranë, bëri një ulje të detyruar pasi pësoi avari në sistemin e rrotave. Fatmirësisht nuk ka të lënduar dhe katër pasagjerët gëzojnë shëndet të plotë.

Për momentin gjithçka në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës i është rikthyer normalitetit.

Njoftim nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton se në orën 16.15 të datës 28 Shtator 2021, një avion i vogël model Beechcraft me regjistrim zviceran HB-EFH, me 4 persona në bord, dy të rritur dhe dy fëmijë, të gjithë shtetas zviceranë, bëri ulje të detyruar në mes të pistës pasi pësoi një avari në sistemin e rrotave. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar dhe të katërt gëzojnë shëndet të plotë. Pasagjerëve u dha ndihma e parë menjëherë.

Pas lajmërimit të Organit Kombëtar të Investigimit të Incidenteve Ajrore dhe kryerjes së investigimit, avioni u zhvendos nga pista. Si pasojë, fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, u pezulluan për 1 orë e 45 minuta.

Për momentin gjithçka në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës i është rikthyer normalitetit. TIA mbetet në dispozicion të çdo pasagjeri dhe falenderon të gjithë udhëtarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme