I ftuar në studion e emisionit “Rudina” gazetari Spartak Koka ka zbardhur pjesë nga dëshmia e motrës së Ariela Murati, e cila ishte me të në momentin e vrasjes.
“Ma vrau ai plehra, ma vrau në sytë e mi. Ne nuk e dinim që ai kishte ardhur në Tiranë dhe s’na thanë as ata të shtëpisë. Ai e kishte kërcënuar që ti nuk merr njeri tjetër përveç meje, e kapi menjëherë dhe e qëlloi. Nuk kishim bërë ndonjëherë ankesë në polici”,-mësohet të jetë shprehur motra e viktimës në polici./Dritare.net