Zbardhet Korça! Shënohet dëbora e parë në Dardhë dhe temperaturat shkojnë në 3 gradë Celsius, pamje nga fshati turistik (VIDEO)

Juglindja e vendit është përfshirë nga reshja e parë e deborës, duke ‘zyrtarizuar’ mbërritjen e të ftohtit.


Mësohet se reshjet kane nisur në lartësitë mbi 1400 metra mbi nivelin e detit, kryesisht te përqendruara ne fshatin turistik te Dardhës, ne majën e Bigllit.

Reshjet e dëborës nisën me intensitet te ulet dhe nuk kane krijuar problematika ne qarkullimin e automjeteve, por grupet e punës ndodhen ne terren.

Ne 48 orët e fundit ne qarkun e Korçës kane rene ndjeshëm temperaturat te cilat sjellin zyrtarisht nisjen e stinës se dimrit. Aktualisht temperaturat ne Dardhë shkojnë 3 gradë celsius, ndërsa reshjet pritet te vazhdojnë edhe gjate natës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme