Zbardhet ngjarja në Astir/ Gjenden të vdekura dy motra, 59-vjeçari qëllon bashkëjetuesen dhe motrën e saj (emrat)

Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur në Astir që si fillim u raportua si plagosje me armë zjarri. Top Channel mëson se nga ngjarja dy motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, kanë ndërruar jetë.

Policia thotë se autor i dyshuar është i dashuri i një prej motrave ,Përparim Ademi, i cili gjatë një konflikti të çastit i ka qëlluar për vdekje: Më datë 31.12.2020, rreth orës 10:30, në Astir, shtetasi P. A., 59 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri bashkëjetuesen e tij dhe motrën e saj, ende të paidentifikuara, të cilat si pasojë e plagëve të marra kanë ndërruar jetë.

Ndërkohë që janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 31.12.2020, rreth orës 10:30, në Astir, shtetasi P. A., 59 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri bashkëjetuesen e tij dhe motrën e saj, ende të paidentifikuara, të cilat si pasojë e plagëve të marra kanë ndërruar jetë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme