Zbardhet skema e tjetërsimit të pronave në bregdetin e Himarës, zbulohen emrat e të arrestuarve

Është finalizuar operacioni ‘Himara’ kundër veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumenteve në bregdetin e Himarës.


Pas një hetimi disa mujor u ekzekutuan masat e sigurisë për veprat penale “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 6 persona dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi duke bashkëpunuar ndërmjet tyre dyshohen se nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, vulave, stampave e formularëve, kanë tjetërsuar dhe përfituar sipërfaqe të konsiderueshme toke, në bregdetin e Himarës dhe Dhërmiut, të cilën më pas e kanë kaluar në pronësi të tyre, ose shitur tek persona të tjerë, duke përfituar shuma të konsiderueshme të hollash.

‘BalkanWeb’ mëson se përkatësisht masa e sigurisë “arrest në burg”, u ekzekutua për shtetasit:

-Vasillaq Strakosha 67 vjeç, banues në Vlorë;

-Edmond Marko, 51 vjeç, banues në Himarë;

-Pandeli Prifti, 42 vjeç, banues në Himarë;

-Zaho Bollano, 58 vjeç, banues në Himarë;

-Aleks Bifsha, 64 vjeç, banues në Vlorë;

-Elton Marko, 41 vjeç, banues në Himarë, i cili ndodhet aktualisht në -IEVP Vlorë, i arrestuar më parë, për një tjetër vepër penale.

Ndërsa u ekzekutua masa e sigurisë “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim dalje jashtë shtetit”, për shtetasin Irakli Gjiçali., 68 vjeç, banues në Himarë.

Po kështu u bë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve:

-Mihal Sila, 68 vjeç, banues në Himarë;

-Aleks Kiçani, 64 vjeç, banues në Himarë;

-Kristo Dhima, 68 vjeç, banues në Himarë.

Sakaq vijon hetimi për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë.

Njoftimi:

DVP Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Himara”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumentave.

Operacioni pas një hetimi disa mujor, i nisur nga strukturat hetimore të DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Ekzekutohen 7 masa sigurie si dhe shpallen në kërkim 3 shtetas që nuk u gjetën gjatë operacionit.

Operacioni i kryer nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiar, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë dhe Komisariatin e Policisë Himarë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, si rezultat i një hetimi disa mujor, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumentave, si rezultat i provave të grumbulluara gjatë hetimit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Himara”, në kuadër të të cilit u ekzekutuan masat e sigurisë për veprat penale “Falsifikimit të dokumentave” dhe “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, si më poshtë:

U ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:

S., 67 vjeç, banues në Vlorë;

M., 51 vjeç, banues në Himarë;

P., 42 vjeç, banues në Himarë;

B., 58 vjeç, banues në Himarë;

B., 64 vjeç, banues në Vlorë;

M., 41 vjeç, banues në Himarë, i cili ndodhet aktualisht në IEVP Vlorë, i arrestuar më parë, për një tjetër vepër penale.

U ekzekutua masa e sigurisë “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim dalje jashtë shtetit”, për shtetasin I. Gj., 68 vjeç, banues në Himarë.

Po kështu u bë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve:

S., 68 vjeç, banues në Himarë;

K., 64 vjeç, banues në Himarë;

DH., 68 vjeç, banues në Himarë.

Nga hetimet ka rezuluat se këta shtetas në periudha të ndryshme kohore, duke bashkëpunuar ndërmjet tyre, dyshohen se nëpërmjet falsifikimit të dokumentave, vulave, stampave e formularëve, kanë tjetërsuar dhe përfituar sipërfaqe të konsiderueshme toke, në bregdetin e Himarës dhe Dhërmiut, të cilën më pas e kanë kaluar në pronësi të tyre, ose shitur tek persona të tjerë, duke përfituar shuma të konsiderueshme të hollash.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme