Florijana Ismaili u mbyt në liqenin e Comos, teksa kishte shkuar për pushime pasditen e së shtunës me një shoqe të saj.
Mediat e huaja kanë zbuluar se arsyeja që ka çuar deri në vdekjen e saj ka qenë sulmi kardiak në momentin e kërcimit në ujë, për shkak të ndryshimit të temperaturave.
Sipas mediave ndërkombëtare, 24-vjeçarja mund të ketë pësuar sulm kardiak sapo ka kërcyer në ujë, shkruan lajmi.net.
Trupi i pajetë i saj u gjet dje në thellësi të liqenit pas dy ditëve kërkim.
Temperaturat në atë kohë shënonin rreth 33 gradë celzius dhe ndryshim i madh i temperaturës mund të ketë çuar deri te ataku kardiak.
Megjithatë, nuk ka ende asgjë zyrtare dhe këto mbeten vetëm hipoteza.
Bota e futbollit është tronditur nga vdekja e futbollistes së Young Boys dhe reprezentueses së Zvicrës.