Kryetari i SBASHK’ut, Rrahman Jashaj, ka zbuluar disa detaje rreth marrëveshjes që e kishte arritur me drejtuesit e koalicionit PAN. Marrëveshje kjo e arritur gjatë fushatës elektrole të zgjedhjeve të fundit, transmeton Gazeta Metro.
Në një intervistë për Gazeta Blic, Jasharaj ka thënë se kjo marrëveshje nuk parashihte shifra të rritjes së pagave.
‘Në këtë marrëveshje kishim paraparë 4 pika. Njëra prej tyre kishte të bënte edhe me statusin e mësimdhënësve të viteve të 90-ta’, tha ai, duke shtuar se këtë pikë e ka realizuar kryeministri Haradinaj.
Sipas tij, shifra për rritjen prej 30 për qind ka të bëjë me një marrëveshje që kishte arritur atë kohë Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës, dhe është interpretuar në opinion, që edhe ne kemi kërkuar atë rritje.
Kujtojmë se pikërisht me kërkesën për ngritje të koeficientit 30 për qind, punëtorët e arsimit kanë hyrë në grevë tashmë 14 ditë.