Zbulohen detaje të reja: Vesel Vesli kishte abuzuar seksualisht edhe me një zyrtare komunale të Drenasit

Vesel Veseli i cili po dyshohet se ka dhunuar 16 vjeçaren nga Drenasi po mbahet në paraburgim pas një vendimi nga Prokurori, por detaje të reja janë zbuluar ku po thuhet se po i njëjti kishte abuzuar seksualisht edhe me një zyrtare komunale në Drenas, transmeton Gazeta Metro.


Të paktën kështu po pretendon se kjo ngjarje është e vërtetë Asambleisti i Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori, duke thënë se ka dyshime që polici Vesel Veseli ka abuzuar me një zyratare komunale.

Madje për rastin e fundit ku polici po dyshohet se ka dhunuar 16 vjeçaren, sipas Drenorit ishte në dijeni edhe Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ai po pretendon se ky rast ishte fshehur nga dikush, pasi po të zbardhej rasti ngjarja e rëndë nuk do t’i ndodhte 16 vjeçares.

Postimi i plotë i tij: 

Ka dyshime qe kryetari Lladrovci ka qene i informuar me heret me veprime te paligjshme te policit V.V. te natyres se njejte me nje zyrtare komunale.

Nje pyetje:

Ku mbeti rasti?
Kush e fshehi?

Sikur t’i shkohej deri ne fund atij rasti, nuk do te ndodhte rasti i 16 vjeçares.

Kryetari duhet te flas!, ka shkruar Drenori në Facebook.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme