‘Kur isha çapaçul…’! Luiz Ejlli poston foton e veçantë nga fëmijëria e tij.
Luiz Ejlli vazhdon të mbetet personazhi më i ndjekur dhe komentuar pas daljes nga BBV2. Ai tashmë poston rregullisht në rrjetet sociale copëza nga jeta e tij.
Një ndër fjalët që do të mbahet mend nga ky edicion i BBV2 fjala ‘çapaçul’, që Luiz Ejlli e përdorte shpesh ndaj banorëve të tjerë. Vetëm pak më parë Luizi ka postuar një foto shumë të veçantë nga fëmijëria e tij, ku shfaqet në plazh dhe duke qeshur.
Ditën e sotme Luizi ka postuar në Instastory një foto me Kiarën dhe kolegët e tij në Korçë, ku dhe po xhirohet filmi “Në kuadër të dashurisë”.
Ajo çfarë ka marrë më shumë vëmendjen ka qenë shkrimi i Luizit në foto, ku e cilëson këtë periudhë si muaj mjalti