Zbulohet Jaguari special F-Type Chequered Flad

Jaguar ka zbuluar F-Type Chequered Flag, i cili është një version i edicionit special me dy dyer, coupe apo kabriolet.

I lansuar për të shënuar 70 vjetorin që prej kur kjo markë Britanike ka filluar që të ndërtoj vetura sportive, modelet Chequered Flag kanë përditësime të cilat e bëjnë që kjo veturë të dallojë nga pjesa tjetër e familjes së F-Type, transmeton koha.net.

Kjo veturë ofrohet në tre ngjyra për t’u zgjedhur, të kuqe të bardhë dhe të gjelbër.

Chequered Flag super special ka rrotat unike 20 inç në formë diamanti e frena ngjyrë të kuqe për t’u dalluar, e që e bëjnë këtë veturë të duket shumë agresive.

Nga brenda, ulëset janë të dizajnuara nga lëkura speciale Windsor e qepje ngjyrë të kuqe e të gjelbër.

Me Jaguar F-Type Chequered Flag ofrohen tre motorë për t’u zgjedhur nga blerësit. Njëri 3.0 litërsh me katër cilindra që prodhon 296 kuajfuqi, tjetri po ashtu 3.0 litërsh por V6 që prodhon 335 kuajfuqi si dhe versioni më i fuqishëm me 375 kuajfuqi.

Çmimi i tij fillon nga 70 mijë euro e mund të shkojë mbi 93 mijë euro, varësisht nga zgjedhjet që blerësit bëjnë.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme