Kjo është kështjella prej 2.6 milionë eurosh e Ermal Beqirit në Francë, për të cilën SPAK ka kërkuar sekuestrimin.
Ajo me të cilën identifikohet lehtësisht se i përket biznesmenit, është një seksion në faqen zyrtare ku publikohen të dhënat ligjore të faqes së internetit, figuron emri “Ermal Beqiri”, si dhe nga vetë njoftimi i SPAK që përcakton se kështjella ndodhet në Oise.
“Château d’Auteuil në Berneuil-el-Bray është një vend ekskluziv dhe pak i njohur për publikun, një monument historik privat i vendosur rreth një orë larg Parisit, në Oise”, thuhet në faqen zyrtare ku reklamohet kështjella.
Regjistrat francezë të pasurive të paluajtshme tregojnë se më 30 dhjetor 2024 Château d’Auteuil u shit për 2.612.200 euro. Shuma përputhet pothuajse plotësisht me atë të përmendur nga SPAK për blerjen e një kështjelle në Oise.
Château d’Auteuil ndodhet në Berneuil-en-Bray, rreth një orë larg Parisit dhe pranë aeroportit Beauvais.
Sipas të dhënave historike franceze, pjesët më të vjetra të saj datojnë nga fundi i shekullit XVI, ndërsa ndërtesa mori pamjen aktuale gjatë shekullit XIX.
Rezidenca është ndërtuar në stilin Louis XIII, me fasada karakteristike prej tullash të kuqe dhe çati prej pllakash të holla guri natyror. Ajo është e rrethuar nga hendeqe dhe parku përreth, ndërsa fasadat dhe çatitë janë të mbrojtura si monument historik nga shteti francez.
Historia e saj shtrihet në më shumë se katër shekuj. Kështjella e parë u shkatërrua në fund të shekullit XVI, por u rindërtua mbi të njëjtat themele dhe mori pamjen aktuale.
Në faqen zyrtare thuhet se restaurimi i saj vazhdon prej më shumë se dy dekadash.
“Që nga viti 2003, 70 për qind e 35 ambienteve janë restauruar duke respektuar historinë dhe duke shtuar komoditetin e ditëve të sotme”, ndërsa autorët e prezantimit shtojnë se kështjella “bëhet çdo ditë e më e bukur”.
“Rreth 50 ambiente, me një sipërfaqe totale prej 1 200 metrash katrorë, po restaurohen gradualisht, duke ndërthurur elementët klasikë si parketet në stilin e Versajës dhe oxhakët prej mermeri, me komoditetet moderne.
Prej 10 vitesh, pesë dhoma dhe suita luksoze u ofrojnë vizitorëve një qëndrim të paharrueshëm”, thuhet më tej.
Në një tjetër përshkrim në faqen e internetit theksohet se të gjitha të ardhurat nga aktiviteti turistik “riinvestohen tërësisht në restaurimin e kështjellës”, duke e paraqitur objektin jo vetëm si një rezidencë private, por edhe si një projekt për ruajtjen e trashëgimisë historike franceze.
Një monument historik francez
Château d’Auteuil ndodhet në Berneuil-en-Bray, rreth një orë larg Parisit dhe pranë aeroportit Beauvais.
Sipas të dhënave historike franceze, pjesët më të vjetra të saj datojnë nga fundi i shekullit XVI, ndërsa ndërtesa mori pamjen aktuale gjatë shekullit XIX.
Rezidenca është ndërtuar në stilin Louis XIII, me fasada karakteristike prej tullash të kuqe dhe çati prej pllakash të holla guri natyror. Ajo është e rrethuar nga hendeqe dhe parku përreth, ndërsa fasadat dhe çatitë janë të mbrojtura si monument historik nga shteti francez.
Historia e saj shtrihet në më shumë se katër shekuj. Kështjella e parë u shkatërrua në fund të shekullit XVI, por u rindërtua mbi të njëjtat themele dhe mori pamjen aktuale.
Në faqen zyrtare thuhet se restaurimi i saj vazhdon prej më shumë se dy dekadash.
The post Zbulohet kështjella 2.6 milionë euro e Ermal Beqirit, në Francë (FOTO) appeared first on Gazeta Shqiptare Online.






