Zbulohet raporti i Xhenetës më banorin që hyri mbrëmë në BBVA, a do e reflektojë tek Gjesti?

Në mesin e banorëve të rinj që u futën në shtëpinë e BBVA mbrëmjen që lamë pas ishte edhe Floriani, këngëtari shqiptar i njohur me nofkën Kelly.

Ndjekësit kanë qenë të shpejtë për të bërë lidhjen e tij me një emër që nuk është në Big Brother VIP por që po komentohet më shumë se plot banorë aty brenda.

Ai duket të jetë një mik i mirë i Xhenetës.

Modelja ka qenë e përzgjedhura e tij për të qenë protagonistja e një prej videoklipeve të fundit të tij, publikuar gjatë verës në bashkëpunim me Stiv Bokën.

Nuk dihet nëse miqësia me Xhenetën do të reflektojë në lojën e tij aty brenda, sidomos në raport me Gjestin i cili është shfaqur i zhgënjyer së fundmi nga Xheneta, sidomos pasi pa deklaratën e saj të thënë në FanClub që kishte pritur që Gjesti ‘do ta priste jashtë’. /Prive.al

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme