Zbulohet sasia e drogës në gomonen e kapur në Vlorë

Zbulohen detaje të reja në lidhje me gomonen e kapur në mesnatë në ujërat e Vlorës.
Bëhet me dije se në gomonen 8 metër të gjatë ishin ngarkuar rreth 1,5 ton kanabis.

Mjeti lundrues u bllokua disa milje larg gjirit të Vlorës, ndërkohë që skafistët arritën të arratiseshin.

Njoftimi i policisë

Kapet një gomone e ngarkuar me kanabis; policia në kërkim të trafikantëve.

D.V.P.Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcë, QNOD dhe Guardia di Finanza vijojnë kontrollet për parandalimin e trafikimit të narkotikëve përtej kufirit.

Gjatë kryerjes së këtyre kontrolleve, ditën e sotme, disa milje larg ujrave ndërkufitare u konstatua një gomone rreth 8 m e gjatë me sasi të konsiderueshme kanabisi. Gomonia ishte në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara për lëvizjen e saj në det.

Shërbimet policore po transportojnë lëndën narkotike pranë ambienteve të saj, për të bërë peshimin e saj.

Gjithashtu po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme