Qeveria miratoi sot për të tretën herë një fond ndihme për kurimin e deputetit socialist Bashkim Fino për shkak të problmeve serioze që ai ka me shëndetin.
Aktualisht, Fino është duke u kuruar në Itali, ndërkohë që ka marrë shërbim edhe në spitalet publike dhe private në vendin tonë.
Burime të Albeu.com në Kuvend bëjnë me dije se deputeti socialist ka probleme të theksuara me mëlçinë.
Madje, ai ka kryer një transplant të saj, ndërhyrje e cila sërish nuk ka mundur të tejkalojë shqetësimet e tij me këtë organ.
Para se të ikte për në Italia, Fino ka kryer disa trajtime në spitalin publik të vendit si edhe në një spital privat.