Zbulohet trajneri që do ta drejtojë Prishtinën pas shkarkimit të Munishit

Ky trajner do ta drejtojë Prishtinën pas shkarkimit të Munishit.

FC Prishtina vendosi ta shkarkojë sot Ismet Munishin pas rezultateve të zbehta të këtij sezoni.

Bardhekaltrit e shohin veten në vendin e katërt me gjasa gjithnjë e më të zbehta për pjesëmarrje në garat evropiane, që janë synim i përvjetshëm i kryeqytetasve.

E në ndërkohë, derisa e falënderuan Munishin për bashkëpunimin, drejtuesit e klubit, në mbledhjen e Bordit, të mbajtur sot, një ditë pas humbjes shokuese nga Malisheva në shtëpi, njoftuan edhe për trajnerin e ri, shkruan Gazeta Express.

“Skuadrën aktualisht do ta drejtojë trajneri Debatik Curri dhe ndihmësit e tjerë deri në një vendim të ri”, njofton klubi prishtinas përmes një komunikate për shtyp.

Curri ishte ndihmës i Munishit në periudhën sa ky i fundit e drejtoi ekipin Bardhekaltër, por edhe ndihmës i Armend Dallkut tek prishtinasit e, edhe i Mirel Josës paraprakisht.

Pra, klubi më i madh në Kosovë vendosi t’ia japë rastin edhe ish-futbollistit të njohur kosovar, i cili e mbylli karrierën pikërisht tek FC Prishtina.

Nëse i ecin punët mbarë, Curri mund të mbetet trajneri kryesor i prishtinasve në pjesën e mbetur të sezonit.

Aktualisht, Prishtina është e katërta në tabelë me 7 pikë më pak se Gjilani, i cili e mban vendin e tretë, që çon në Evropë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme