Ish-drejtori i Tensionit të lartë në Veri të vendit, është vrarë me armë zjarri nga dy persona të maskuar mëngjesin e datës 9 shtator të vitit 2016 në Rrëshen. Vrasja është zbardhur 6 vite më pas nga policia, e cila ka arrestuar një person me emrin Dorjan Keqi.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Vehbi Bushati tha se “porositësit e vrasjes janë identifikuar nga policia”.
Vrasja u shënua në një lokal në qendër të qytetit të Rrëshenit, pak metra larg komisariatit, ku viktima, Saimir Jaku kishte shkuar të pinte një kafe.
Autorët me maska– Sipas burimeve në vendin e ngjarjes kanë qenë dy persona të maskuar dhe të armatosur, ku njëri prej tyre ka dalë nga automjeti tip Benz dhe ka qëlluar me bresheri automatiku në drejtim të Saimir Jakut. Ky i fundit ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga plumbat të cilët i kanë përshkuar disa pjesë të trupit.
Plagoset dhe miku i Jakut -Nga të shtënat e armes ka mbetur i plagosur edhe shtetasi Gjergj Prenga 50-vjeç nga Rrësheni i cili në momentin e ngjarjes ka qenë duke pire kafe me viktimën. Pasi ka marrë ndihmen e parë në spitalin e qytetit të Rrëshenit i plagosuri është dërguar për në spitalin e Traumes në Tiranë nga ku bëhet e ditur se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autoret drejt Burrelit– Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie të cilët janë vënë në ndjekje të dy atentatorëve, por pa mundur që ti identifikojnë dhe ti prangosin ata. Sipas të dhënava makina është larguar në drejtim të Burrelit, ndërsa policia bën të ditur se e ka identifikuar targen e automjetit e cila mendohet se mund të jetë e fallsifikuar.
Disa te shoqeruar – Në lidhje me ngjarjen policia ka shoqëruar disa përsona të cilët kanë qenë të pranishëm brenda verandes së lokalit në kohën kur ka ndodhur vrasja.
Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të disa bizneseve aty pranë, por duke qenë se dy autoret kanë qenë të maskuar është e pamundur identifikimi i tyre.
Gjenden 20 gezhoja – Pas veprimeve të kryera në vendine ngjarjes janë gjetur 20 gëzhoja automatiku, ndërsa një grup i posaçëm hetimor ku bëjne pjesë edhe përfaqësues të prokurorisë është ngritur për të hetuar ngjarjen.
Dyshohet vrasje me pagese– Dyshimet e para të policisë raportuan për një vrasje me pagesë, kjo duke ju referuar faktit se autorët e kanë njohur mirë zonën dhe kanë ndjekur të gjitha lëvizjes e viktimës.
Kush ishte Saimir Jaku- Saimir Jaku mbante postin e Drejtorit të Tensionit të Lartë për Veriun e vendit ndërsa nga 1 shtatori 2016 kishte kaluar në pozicionin e shefit të Sektorit të Asistencës Teknike Skada plus GIS në Drejtorinë Qëndrore të Tensionit të Lartë në Tiranë.
Në zgjedhjet e fundit ishte zgjedhur anëtar i këshillit të qarkut të Lezhës nën siglën e PS, në 2015 kandidoi dhe për kreun e këshillit të qarkut të Lezhës por nuk mundi të fitojë./GSH