“Me këtë që ndodh sot neve vetëm po bindemi se kur është në pyetje cështja e kulturës shqiptare edhe LSDM, njëjtë si VMRO – DPMNE nuk dallon nga qasja anti-shqiptare”, ka deklaruar nga foltorja e kuvendit të Maqedonisë deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi i cili ka pasur akuza të ashpra lidhur me rebalancimin buxhetor ku është paraparë edhe shkurtimi i mjeteve për Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore, njofton portali Sakte.net
“Sot shqiptarët e kuptojnë se e kanë votuar atë parti që ua merr ujin, nuk ua shtron rrugët , i diskriminon dhe nuk ua njeh gjuhën dhe kulturën dhe se LSDM është njëjtë me VMRO – DPMNE kur në pyetje janë interesat shqiptare”, ka thënë Ibrahimi.
Ibrahimi ka deklaruar se me qeverisjen e LSDM është thelluar diskriminimi në kurriz të vendbanimeve shqiptare.
Në fund, Ibrahimi u ka thënë “U qoftë për nder shqiptarëve që kanë lejuar një qeverisje të tillë”./Sakte.net