Zeka: Çdo deputet që do të jetë kundër demarkacionit është kundër lirisë së lëvizjes

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka ka theksuar se partia e tij ka një qëndrim unanim për votimin e demarkacionit.

Zeka këto komente i bëri në një konferencë për media në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Ai  ka porositur të gjithë deputetët që ta votojnë demarkacionin, për arsye se në këtë mënyrë do të mundësohej lëvizja e lirë e qytetarëve.

“Çdo deputet që do të jetë kundër demarkacionit është kundër lirisë së lëvizjes, dhe nuk ka asnjë justifikim dhe asnjë arsye për këtë gjë, pos që bëjnë marketing politik”, ka shtuar Zeka.

Deputeti Zeika u bëri thirrje deputetëve të VV-së që kanë sipas tij, që ta kalojmë këtë ngërç dhe këtë ngulfatje, që po i mban qytetarët e Kosovës të izoluar që tri vite.

Ndryshe, për miratimin e këtij Projektligji nevojiten 2/3 e votave të deputetëve, saktësisht nevojiten së paku 80 vota.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme