Deputeti Milaim Zeka ka reaguar me një shkrim në profilin e tij në Facebook, duke thënë se 95 % e atyre që po bëhen kinse ju dhimbset Haradinaj, 24 orë janë lutur për të keqen e tij.
Po ashtu Zeka ka thënë se nuk ka pasur asnjëherë gëzim më të madh se kur u rrëzua kjo qeveri.
Ky reagim erdhi pasi që vetëm dy ditë më parë Haradinaj kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit.
Postimi i plotë:
Bota nuk ka 100 ftyresha sa kemi ne 95 perqind prej atyre qe po shprehen se gjoja po ju dhimbeset Ramush Haradinaj, 24 ore jane lute per te keqen e tije. A mendojne more keta njereze çka flasin ne tavolina private.
Personalisht kurr nuk i deshiroje asgje te keqe Ramushit, ama kurr gezim ma te madh nuk kam pas se sa kur eshte rrezu kjo qeveri…!!!
Pse, do te flasim ne vazhdim…