Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka që është në kuadër të koalicionit PAN ka ardhur për të marr pjesë në seancën konstituive, ndonëse PAN-i ka marr vendim që të mos marr pjesë fare në seancë.
“Unë jam ardhur me i tregu opinionit se unë jam deputet dhe jo numër. Logjika e bojkotit është e papranueshme dhe e patolerueshme dhe askush nuk mund të sillet me logjikën e inatit ballkanik dhe me i blloku proceset”, tha Zeka.
Ai iu ka bërë thirrje të gjitha partive politike që të ulen së bashku dhe të gjejnë një zgjidhje. /KosovaPress/