Zeka: Nesër të zhbllokohet Parlamenti, s’ka rëndësi kush bëhet kryetar

Deputeti nga koalicioni PAN, Milaim Zeka ka thënë se të gjithë qytetarët po presin që nesër të votohet kryetari i kuvendit. Sipas tij s’ka rëndësi se kush janë kandidatët si dhe kjo procedurë është formale që t’i leshohet rruga krijimit të qeverisë.

Ky është statusi i plotë i tij:

Neser duhet zhbllokuar Parlamenti

Te gjithe qytetaret e Kosoves, po presin me padurim, qe neser te votohet kryetari dhe kryesia e Parlamentit, ne menyre qe te zhbllokohet jeta politike ne Kosove.

Nuk ka lidhje se kush jane kandidatet. Krejte kjo eshte procedure formale, qe t’i leshohet rruga krijimit te qeverise.

Kandidati per kryeparlamentar do te jet Kadri Veseli. Do jet, ndoshta edhe Rakiqi, edhe kandidatet e tjere te LDK-se, e VV-se.

Shpresen me te madhe neser e kam tek veprimi racional i Behgjet Pacollit, dhe AKR-se. Kam besim tek veprimi racional i LDK se, me Avdullah Hotin, dhe deputete e tjere.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme