Zeka : Thaçin njeri i nëntokës,do përfundojë në Speciale

Analisti dhe publicisti, që jeton dhe vepron në Zvicër, Xhevat Rexhaj, përmes një postimi në facebook ka komentuar etiketimet  të cilat viteve të fundit Milaim Zeka ia bën presidentit Hashim Thaçi.

Sipas, Rexhajt është interesant fakti se këta dikur ishin shokë, ndërsa tash Zeka e shan, fyen e akuzon Thaçin si njeri të nëntokës.

“Milaim Zeka ka disa vite që shan, fyen dhe etiketon Hashim Thaqin si njeri te nëntokës, te rrezikshëm e besa edhe shkruan se Hasha do shkoi ne Gjykatën Speciale! Interesant more, po dy dekada ishin shok LPK je, shok enveriste….bashkëmendimtarë….andaj ec e besoi sot, ose Hashimi tanë ish shokëve ua ka nxanë birat me ndonjë kunxh!!!”, ka shkruar Rexhaj në facebook, përcjellë “Bota sot”.

Kujtojmë se kohë më parë, Milaim Zeka ka publikuar një listë që sipas tij do të jenë të akuzuarit e Gjykatës Speciale, e ku në këtë listë përveç presidentit Thaci, do të jenë edhe Agim Çeku, Azem Syla, Xhavit Haliti e Shaip Muja, Fatmir Limaj, Daut Haradinaj e Rexhep Selimi, Bislim Zyrapi, etj.