Zeka thotë se vjedhje të parave ka pasur edhe në rregullimin e varrit të Adem Jasharit

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka duke folur për gjendjen e keqe të kullës së familjes Jashari, ka thënë se përgjegjës për këtë situatë janë PDK e LDK.

Zeka ka thënë se edhe në rregullimin e varrezave të dëshmorëve dhe martirëve në Prekaz janë bërë vjedhje.

“Unë kur kam fol se edhe për rregullimin e varrit të Adem Jasharit janë bërë vjedhje, e kam ditë se çfarë po flasë, sepse kam dokumente”.

“Duhet formuar një komisionin hetimor me i hetuar çdo cent që është dhënë në rregullimin të memorialit dhe varrezave”, ka thënë Zeka.

Ai është shprehur se pak qytetarë e dinë që varrezat e Jasharajve janë rregulluar nga një qytetar turk me mjete të tij./Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme