Sakte.net / e Hënë 26 Shtator 2016 / 11:19
Nga sot nëpër rrugët e Shkupit rikthehen sërish protestat e “Revolucionit të Larmë” në përkrahje të Prokurorisë Speciale Publike dhe kryeprokurores Katica Janeva.
Protesta do të nisë nga ora 17:00 para ndërtesës së Kuvendit pasi, sipas tyre, pushteti përsëri ka filluar me sulmet kundër Prokurorisë Speciale, shkruan Portalb.
Një arsye tjetër sipas tyre është se gjykatësit e afërt me pushtetin vazhdojnë t’i refuzojnë kërkesat për paraburgim. Gjithashtu, Revolucioni kërkon nga Gjykata Kushtetuese të prononcohet për statusin ligjor të PSP-së.