Sakte.net / E premte, 14 Tetor 2016 – 17:53
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se ka parë edhe vetë shkresat ku tregohej se sa paguheshin vrasësit për vrasjet e caktuara politike në vend.
Ai ka thënë se ka pasur eliminim të njerëzve të cilët janë konsideruar si vrasës me pagesë.
“Ka pas edhe eliminim të njerëzve të cilët kanë qenë adresë apo të cilët janë konsideruar si vrasës me pagesë, vrasës potencial të njerëzve”, ka thënë Zemaj në “Rubikon”.
Gjatë hetimeve kam par shkresa të veçanta ku është ditur edhe shuma e parave për pagesën për një vrasje, qoftë edhe të kolonel Tahir Zemaj”, ka thënë Zemaj