Zeqiri: Platforma shqiptare produkt i panikut të partive shqiptare, e jo i konceptit!

Deputeti shqiptar nga radhët e Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë (LSDM) dhe ish-gazetar, Muhamed Zekiri, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) thotë se do të ishte më e ndershme sikur ajo platformë shqiptare të ishte bërë para fillimit të fushatës zgjedhore.

“Unë mendoj se kjo është produkt i panikut dhe frikës së partive shqiptare kur panë se elektorati shqiptar më nuk mund dikush ta kontrolloj ashtu siç ka menduar se mund ta kontrollojë. Votat e shumta që erdhën në LSDM e ngritën alarmin tek subjektet politike shqiptare dhe për të demonstruar se tani po unifikohet spektri politik shqiptar, ata vendosën ta bëjnë këtë platformë”, deklaron Zekiri për AA.

Zekiri thotë se në platformën shqiptare nuk ka asgjë kundër Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, mirëpo në programet e subjekteve politike shqiptare me anë të të cilave kanë garuar para elektoratit, janë pothuajse të gjitha pikat e platformës shqiptare. Sipas tij, kërkesat në platformë partitë politike shqiptare i kanë artikuluar përmes subjekteve të tyre politike dhe nuk janë diçka e re që opinioni në Maqedoni nuk ka njohuri.

Zekiri nuk sheh asgjë të keqe në këtë platformë, por thekson se VMRO-DPMNE e shfrytëzoi këtë platformë për të bërë propagandë dhe për të pasur alibi se po thyhet karakteri unitar i Maqedonisë me këtë platformë, sepse është nënshkruar në një shtet fqinj dhe nuk është produkt i brendshëm, gjë e cila për Zekirin nuk është e vërtetë.

“Nëse dikush e garanton karakterin unitar të Maqedonisë dhe kujdeset për të mirën e Maqedonisë, janë pikërisht shqiptarët si komunitet i dytë këtu në Maqedoni”, shprehet Zekiri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme