Një zetor ka dalë nga rruga ditën e sotme duke shënuar vdekjen e drejtuesit të mjetit bujqësor.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 16:45 në rrugën rurale të fshatit Perondi të Kuçovës, ku 55 vjeçari ka dalë nga rruga e më pas është përmbysur.
“Rreth orës 16:45, në rrugën rurale të fshatit Perondi, Kuçovë, mjeti bujqësor zetor që drejtohej nga shtetasi R. K., 55 vjeç, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga, drejtuesi i mjetit, shtetasi R. K, ka humbur jetën”, thotë policia.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga.