Zëvendëskryeministri i ri, Dardan Gashi, u është përgjigjur akuzave të Avdullah Hotit, se Qeveria e Kosovës u nderua përmes kontrabandës së deputetëve dhe bekimit të Beogradit.
Gashi, i cili ka qenë dikur zyrtar i LDK’së, i ka bërë thirrje Avdullah Hotit, të mos e merr me turrë se mund të rrëzohet. Madje, ka ironizuar, duke thënë se do ta ketë fundin sikur Isa Mustafa me kompani.
“Dulle, mos u bo nervoz! Ty lumi t ka pru lumi t’hjeke! Si shume tjere t firmes t Ises! Mos e merr me turr se rrxohesh:)”, ka shkruar Gashi, i cili mban edhe një pozitë të Ministrit në Qeverinë me 21 Ministra të Ramush Haradinajt.
Hoti, në një fjalim të mbajtur, sot, në Kuvendin e Kosovës, kërkoi përgjigje nga Kryeministri i ri se pse e ka marrë afër vetës Dardan Gashin, shkruan Gazeta Express.
Z.Haradinaj duhet të përgjigjet se: – çfarë përfaqëson Dardan Gashi në këtë koalicion, duke e ditur historinë e tij, o tash këtij personi i është caktuar Ministria e Diasporës dhe është shtuar edhe resori i investimeve strategjike. o Kjo ndoshta është e kuptueshme, pasi ky person ka qenë dhe mbetet në shërbim të realizimit të interesave strategjike të protagonistëve të këtij grupimi biznesor qeverisës”, ka thënë Hoti, sot, në Parlament.