Zëvendëskryeministri Lika takon oficerin politik të BE-së

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, Hazbi Lika, sot në takim priti Oficerin politik përgjegjës për Ballkanin Perëndimor në shërbim të Bashkimit Evropian, Antun Herceg. Në këtë takim, siç njoftojnë nga zyra për informim e SIMO, oficeri politik Herceg dhe zëvendëskryeministri Lika diskutuan rreth dinamikës së madhe pas formimit të qeverisë dhe përparimeve të marrëveshjeve bilaterale me shtetet fqinje që janë formuar në përputhshmëri me prioritetet e partnerëve të koalicionit. Herceg theksoi se hapat e para të kësaj strukture qeveritare tregojnë shtytje pozitive për vendin në rrugën evropiane. Zëvendëskryeministri Lika në takim ka theksuar edhe se janë ndërmarrë hapa pozitive drejt konsolidimit të prioriteteve për të krijuar një shoqëri multietnike, edhe pse, siç shton, ekziston një konglomerat kërkesash në përpjekje të avancimit të të drejtave të grupeve etnike që jetojnë në Republikën e Maqedonisë.

Bashkëbiseduesit gjithashtu kanë diskutuar rreth procesit të ligjit për përdorimin e gjuhëve në Kuvend, si një hap konkret i cili gjithashtu është në përputhje me Analizën e MO-së për kohezion social. “Do të jetë tejet sfiduese periudha e implementimit të këtij ligji, ku njëkohësisht do të punohet në konsolidimin e dy institucioneve përgjegjëse për implementimin, respektimin dhe mbarëvajtjen e tij”, ka theksuar Lika. Oficeri politik i BE-së përgjegjës për Ballkanin perëndimor, Herceg inkurajoi fuqishëm Likën për vazhdimësinë e reformave qeveritare, të cilat do të ndihmojnë në integrimin e Republikës së Maqedonisë në rrugën euroatlantike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme