Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq ka uruar zgjedhjen e republikanit Donald Trump si Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Vuçiq ka theksuar se kjo është një fitore e madhe dhe se do të arrijë të kontribuojë në marrëdhëniet bilaterale në mes dy vendeve.
Në mesazhin e tij të urimit, Vuçiq ka theksuar se:
“Unë përfitoj nga ky rast për të shprehur urimet e mia të sinqerta për suksesin tuaj të zgjedhjeve dhe fitoren e madhe në zgjedhjet presidenciale. Unë besoj se ju dhe detyrat e juaja si Presidenti i 45 i SHBA-ve, do të bëhen me përkushtim dhe vendosshmëri që karakterizoi edhe fushatën tuaj të shquar. Udhëheqja që keni treguar në këtë rast, është një vullnet i fortë që është i nevojshëm jo vetëm për qytetarët e SHBA-ve, por edhe në të gjithë botën”, ka shkruar Vuçiq.