Zgjedhja e Trumpit president, vjen reagimi nga kryeministri serb!

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq ka uruar zgjedhjen e  republikanit Donald Trump si Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vuçiq ka theksuar se kjo është një fitore e madhe dhe se do të arrijë të kontribuojë në marrëdhëniet bilaterale në mes dy vendeve.

Në mesazhin e tij të urimit, Vuçiq ka theksuar se:

“Unë përfitoj nga ky rast për të shprehur urimet e mia të sinqerta për suksesin tuaj të zgjedhjeve dhe fitoren e madhe në zgjedhjet presidenciale. Unë besoj se ju dhe detyrat e juaja si Presidenti i 45 i SHBA-ve, do të bëhen me përkushtim dhe vendosshmëri që karakterizoi edhe fushatën tuaj të shquar. Udhëheqja që keni treguar në këtë rast, është një vullnet i fortë që është i nevojshëm jo vetëm për qytetarët e SHBA-ve, por edhe në të gjithë botën”, ka shkruar Vuçiq.