Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ publikon listën paraprake e zgjedhësve nga jashtë, si dhe ku mund të verifikoni emrin! Ja kush emigrant mund të çregjistrohet nga platforma

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në faqen e saj zyrtare ka publikuar listën e plotë paraprake e të gjithë emigrantëve që do votojnë nga jashtë për zgjedhjet e 11 majit, të cilët janë regjistruar në platformën PER të KQZ-së. Po kështu emri mund të verifikohet dhe në aplikacionin e KQZ-së.


Përmes një postimi në rrjete sociale, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi bën të ditur se në datat 9-10 mars, të gjithë ata që ndodhen në listë mund të kërkojnë çregjistrimin nga platforma në rast se argumentojnë që do votojnë në Shqipëri, ose mund të ribëjnë kërkesën të gjithë ata emigrantë që kanë ndryshuar adresën dhe të vendosin adresën e re.

Duhet theksuar se në listën paraprake ndodhen të gjithë ato emra të cilëve u është pranuar regjistrimi në platformën PER të KQZ-së.

POSTIMI I KQZ-së:

NJOFTIM ME RËNDËSI – Lista Paraprake e Zgjedhësve nga Jashtë është publikuar dhe mund të konsultohet në www.kqz.gov.al, ose në aplikacionin KQZ në iOS ose Play Store.
Vetëm ata zgjedhës nga jashtë, të cilëve u është pranuar kërkesa për t’u regjistruar nëpërmjet PER, janë në përbërje të kësaj liste.
Këta zgjedhës kanë mundësinë, nga data 9 deri më 10 Mars 2025, të:
Kërkojnë çregjistrimin nga lista e zgjedhësve nga jashtë, në rast se për arsye objektive gjykojnë se do të jenë në Republikën e Shqipërisë në ditën e zgjedhjeve më 11 Maj 2025.
Ribëjnë edhe një herë kërkesën, ata zgjedhës që kanë ndryshuar vendqëndrim pasi është miratuar kërkesa, duke saktësuar adresën e re së bashku me dokumentin provues të adresës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme