Zgjedhjet e përgjithshme mbahen në fund të majit

Nuk ka më asnjë pengesë për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Bashkësia Ndërkombëtare nuk i pengon ato. Duhet të gjendet vetëm shkaku. Zgjedhjet janë të lidhura edhe me Tribunalin Special dhe aktakuzat që pritet të ngriten….

Tash të gjithë faktorët relevantë janë të gatshëm që të bisedojnë për mbajtjen e parakohshme të zgjedhjeve të përgjithshme. Ata në fakt tash edhe janë duke biseduar. Kjo pranverë, pjese e vonshme e saj, muaji maj, ose fillimi i qershorit, po konsiderohet periudha më e përshtatshme për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme – ato të përgjithshme.

Burime të Gazetës Express, në disa nivele, e kanë konfirmuar një gjë të tillë.

“Të gjithë tash janë të gatshëm për të biseduar për një gjë të tillë”, ka thënë një burim i Gazetës Express.

Kërkesën për zgjedhje të parakohshme, nga politikanët vendor, më së shpeshti e ka përsëritur lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj. Ai kërkon zgjedhje që një kohë të gjatë.

Në anën tjetër e gatshme për zgjedhje duket edhe PDK, mirëpo lideri i ri i saj ka qenë në pritje të një koordinimi me bashkësinë ndërkombëtare. Burimet tregojnë se Veseli asnjëherë nuk ka dashur që t’i befasojë partnerët ndërkombëtarë, duke i vënë ata para një situate të papritur.

“Tash Veseli e ka këtë gatishmëri të ndërkombëtarëve”, thonë burimet e Express.

Ideja e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, atyre të përgjithshme, është e lidhur ngushtë me procesin e aktakuzave që priten të ngritën nga Tribunali Special.

Sipas burimeve të Express, aktaktakuzat e para do të ngritën duke filluar nga muaji korrik e tutje – po jo më herët.

Për të shmangur ndonjë përplasje të madhe, për të shmangur trazirat eventuale, bashkësia ndërkombëtare këtë herë do të anojë për një koalicion ku do të përfshiheshin partitë e luftës, pra PDK dhe AAK, si bartëse  të marrëveshjes dhe ndonjë parti tjetër më të vogël.

Mbetet të shihet se cila do të jetë arsyeja që do ta prishë këtë qeveri. Një përplasje e tillë ose do të vijë nga pamundësia e aprovimit të statutit të komunave serbe, ose nga mosmiratimi i demarkacionit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme